Dalin pamje nga festa e Interit në Milano

21:34 | 02 Maj 2021

Pamje nga festa e Interit në Milano.

Interi ka nisur festën dhe sonte do të jetë një natë e gjatë në Milano.

Zikaltrit u shpallët kampionë pas plot 11 vitesh pritje dhe natyrisht që uria për sukses ishte e madhe.

Kështu, rrugët e Milanos menjëherë janë mbushur dhe Duomo gjithashtu është veshur zikaltër. Një turmë e madhe e cila ka injoruar rregullat e Covid-19 dhe që sigurisht ka futur në jo pak telashe kryebashkiakun Sala.

Por, kryeultrasi ishte presidenti Steven Zhang, që mbante dhe valviste një flamur mbi tarracë, ndërsa pranë tij drejtuesi Antonello mbante shallin zikaltër.

Komento: