Dalin pamje të bisedës së Hotit dhe Kryeministrit izraelit në prani të Trumpit

22:43 | 04 Shtator 2020

Pamje me video të bisedës mes Avdullah Hotit dhe Kryeministrit izraelit në prani të Donald Trump.

Klani ka siguruar pamje të momentit kur Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bisedon përmes Skype me homologun e tij nga Izraeli, Benjamin Netanyahu, i cili ia konfirmon njohjen e Kosovës nga shteti i tij.

I gjithë ky zhvillim historik ka ndodhur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Trump i cili edhe e ka ndërmjetësuar arritjen e ujdisë mes Kosovës dhe Izraelit.

https://www.youtube.com/watch?v=GYn8nk7Q5_8&feature=emb_title

Komento: