Dalin pamje të garazhit ku Albert Krasniqi u privua nga jeta nga babai i tij

20:22 | 27 Janar 2021

Garazhi ku u privua nga jeta Albert Krasniqi nga babai i tij.

Një ngjarje e rënë ka tronditur sot Prishtinën, ku Skender Krasniqi dyshohet se ka privuar djalin e tij, sipërmarrësin Albert Krasniqi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Prishtinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në garazhin e ndërtesës në rrugën “Ndue Përleshi” në kryeqytet.

Babai i viktimës është prangosur nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer veprimi.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Aktualisht jemi në fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”, konfirmon policia.

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte.
Babai pasi e ka kryer aktin ka njoftuar vetë policinë.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Komento: