Për shkak të mungesës së një baterie në IGJEUM, Shqipëria nuk ka të dhëna të matura për një ndër tërmetet më shkatërrues të shekullit të fundit.
Përveç magnitudës 6.4 të shkallës Richter, Shqipëria nuk di se sa ishte forca goditëse e tërmetit, ose siç shprehet në gjuhën e përditshme, nuk dimë sa ballë ishte.
Duke iu referuar të dhënave nga institutet e huaja, u tha se tërmeti zgjati 30 sekonda, por një video e shpërndarë sëfundmi në rrjetet sociale nxjerr në pah një realitet tjetër, raporton abc.
Gjithçka shkundet, kamerat e sigurisë fiksojnë lëkundjet e forta të tërmetit në Durrës.
Në videon e fiksuar nga kamerat e sigurisë të një biznesi fason në Durrës duke se lëkundjet zgjasin rreth 50 sekonda.
Tërmeti i magnitudës 6.4 të shkallës Richter shkaktoi 51 viktima dhe rreth 1 mijë të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.