Dalin pamjet, Amir Rrahmani vesh fanellën e Napolit

11:12 | 18 Janar 2020

Edhe zyrtarisht Amir Rrahmani është futbollist i Napolit.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës ka kryer gjatë ditës së premte testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Napolin.

Ai tashmë ka pozuar edhe me fanellë të Napolit, të cilën do ta bartë për pesë vite, pasi ka nënshkruar kontratë deri më 2025.

Sipas mediave në Itali, Amiri i ka kushtuar Napolti 14 milionë euro.

Kapiteni i Kosovës do të qëndrojë në formë huazimi te Hellas Verona deri në fund të sezonit.

Komento: