Dalin pamjet, Calhanoglu po kryen testet mjekësore te Interi

11:10 | 22 Qershor 2021

Hakan Calhanoglu arriti në klinikën Humanitas të Milanit të martën në mëngjes për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të tij mjekësore me Interin.

27-vjeçari do t’i bashkohet Interit si një lojtar i lirë nga Milani.

Ai kaloi katër sezone me Rossonerët dhe do të bashkohet me Interin me një marrëveshje tre-vjeçare.

Calhanoglu do të nënshkruajë një kontratë me vlerë 5 milionë në vit plus 1 milion euro bonuse.

Milani i kishte ofruar atij një kontratë 4 milionë euro në vit, teksa marrëveshja e tij me Rossonerët skadon në fund të muajit.

Calhanoglu ishte bashkuar me Rossonerët nga Bayer Leverkusen për 23 milionë euro në vitin 2017.

Komento: