Dalin pamjet e para nga momenti i fejesës së djalit të Gilit

19:59 | 03 Qershor 2021

Gili publikon foto nga momenti kur djali i saj i jep fund beqarisë.

Është fejuar sot, djali i madh i Gilit, Robert Berani.

Fillimisht lajmin e ka zbuluar këngëtarja përmes Instagramit.

Ajo publikoi një fotografi të Robertit me tashmë të fejuarën e tij, Herolinën.

“Urime fejesa, gjithmonë bashkë dhe të lumtur qofshi”, ka shkruar Gili poshtë postimit të cilin e ndau me ndjekësit e saj.

Ndërsa, më vonë ka publikuar fotografi nga momenti kur djali i saj i ka propozuar të dashurës së tij.

Roberti dhe Herolina kanë zgjedhur që për fejesë të kalojnë bashkë kohën në bregdet.

Komento: