Dalin pamjet e para nga ngjarja tronditëse: Eriksen u largua nga stadiumi me vetëdije

19:21 | 12 Qershor 2021

Christian Eriksen është larguar nga fusha duke mbajtur kokën e tij pas momentit tragjik.

Ylli danez ra pa ndjenja afër vijave të fushës, derisa ishte duke vrapuar.

Pamjet e para ishin tejet shqetësuese, derisa ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës në Euro 2020 u ndërpre, raporton ORAinfo.

Eriksen fillimisht dukej se kishte pësuar sulm në zemër, por me ndihmën e stafit mjekësor ka arritur t’i kthehet vetëdija.

Një foto e publikuar tregon se anëtari i Interit u largua me vetëdije. /ORAinfo/

Komento: