Dalin pamjet e veturës BMW M3 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dalin pamjet e veturës BMW M3

19:15 | 27 Maj 2020

Spiunohet BMW M3, dalin pamjet e veturës së re.

BMW M3 i ri është një nga veturat më të pritura këtë vit.

BMW ka disa vjet që është i zënë me testimin e prototipeve të tipit M3. Sidoqoftë, ky është vështrimi i CarBuzz mbi BMW M3 CS të përqendruar në pista, transmeton lajmi.net.

Nën çati, BMW M3 i ri do të përdorë motorin 3.0-litërsh, si X3 M dhe X4 M që pritet të prodhojë 473 kuaj-fuqi në modelin bazë dhe 503 kf në M3-shin e modifikuar.

Prodhimi do të jetë i kufizuar pasi që M3 CS i mëparshëm ishte i kufizuar në vetëm 1200 njësi.

Ndonëse modeli standard pritet të debutojë më vonë këtë vit, versioni CS me siguri nuk do të shfaqet për publikun deri më 2021-ën.

Komento: