Dalin pamjet, Inter transferon talentin e Kosovës

13:20 | 21 Janar 2020

Inter ka zyrtarizuar lojtarin nga Kosova.

Mbrojtësi nga Kosova, Andi Hoti, ka nënshkruar kontratë profesionale me gjigantin italian.

Hoti do të bashkohet së pari me akademinë e Interit, pasi që ende është 16 vjeçar, por kjo nuk e përjashton mundësinë që ai të luajë për ekipin e parë.

Ylli kosovar ka luajtur për Cyrihun, ku ka treguar aftësitë e tij.

16 vjeçari ka lindur në Zvicër dhe është grumbulluar në dy ndeshje me moshat e Shqipërisë, ndërsa aktualisht është pjesë e grupmoshave U17 të Kosovës.

Komento: