Dalin pamjet, lojtari i Interit transferohet të Roma

11:51 | 15 Janar 2020

Një transfer i papritur ka ndodhur sot në Serie A.

Roma e ka gjetur pasuesin e Zaniolos. Pas lëndimit të superyllit italian, skuadra e kryeqytetit italian ka nënshkruar me lojtarin e Interit, Matteo Politano.

Futbollisti italian ka arritur sot në mëngjes në Villa Stuart për t’iu nënshkruar testeve mjekësore. 26- vjeçari pritet të luajë si i huazuar te Roma deri në fund të sezonit, para një marrëveshjeje të përhershme me skuadrën romake.

Politano nuk ka pasur hapësirë në skuadrën e Contes këtë edicion, duke qenë shumicën e kohës në bankën rezervë.

Dëshira e parë e Romës për zëvëndësimin e Zaniolos ka qenë Gjerdan Shaqiri, por që Liverpooli ua ka këputur gjasat italianëve që në fillim të interesimit.

Komento: