Dalin pamjet nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Drenas

10:35 | 16 Tetor 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Baicë të komunës së Drenasit mes një veture dhe trenit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ndërsa Insajderi ka publikuar edhe pamjet.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, tha Ahmeti.

Komento: