Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Diogo Dalot ka vendosur të largohet nga klubi në verë.
Pasi dështoi të jetë titullar para Aaron Wan-Bissaka, Dalot kaloi edicionin huazim te AC Milan.
Portugezi ka gjetur formën më të mirë te “Rossonerët”, të cilët janë në bisedime me “Djajtë e Kuq” për ta mbajtur lojtarin në verë.
Sipas Calciomercato, Dalot dëshiron të mbetet në “San Siro” dhe tani pjesa tjetër i takon Milanit dhe Unitedit të gjejnë gjuhën e përbashkët, transmeton lajmi.
Kartoni i Dalot thuhet se kushton mes 10 – 15 milionë euro dhe United ka gjetur pasuesin, ngase duan transferimin e Kieran Trippier nga Atletico Madrid.
Dalot ka bërë 32 paraqitje për Milanin këtë edicion duke shënuar dy gola dhe asistuar tri herë në të gjitha garat.