Daniel Peretz zyrtarizohet te Bayerni

21:42 | 25 Gusht 2023

Bayerni zyrtarizon Daniel Peretzin.

Bayern Munichi ka kompletuar transferimin e Daniel Peretz.

Klubi gjerman njoftoi zyrtarisht këtë të premte për transferimin e portierit izraelit, shkruan Gazeta Express.

Ai me Bayernin ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2028.

Sipas transferimeve, “Bavarezët” e transferuan Peretzin nga Maccabi Tel Aviv për 5 milionë euro.

“Është një ëndërr për çdo fëmijë që një ditë të luajë për një klub aq të madh sa Bayerni. Kur dëgjova për interesimin e Bayernit, kisha vetëm një dëshirë: të kaloja këtu. Unë jam i uritur për gjithçka që do të vijë”, u shpreh 23-vjeçari pas zyrtarizimit te kampionët gjermanë.

Komento: