Danimarka e terrorizuar nga rasti i Eriksenit, mposhtet nga Finlanda – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Danimarka e terrorizuar nga rasti i Eriksenit, mposhtet nga Finlanda

21:30 | 12 Qershor 2021

Kombëtarja e Finlandës ka bërë befasinë duke mposhtur Kombëtaren e Danimarkës.

Pavarësisht që janë në Kampionatin Evropian “Euro 2020” për herë të parë, Finlanda mposhti Danimarkën me rezultat të ngushtë 0 – 1, shkruan lajmi.net.

Ndeshja ishte mjaftë e çuditshme për faktin se fillimisht u suspendua ngase Christian Eriksen pësoi sulm në zemër dhe për disa minuta luftojë me jetën.

Por, falë punës së mirë të kapitenit Simon Kjaer dhe të stafit mjekësorë, ylli i Interit doli gjallë dhe tani është në spital duke kryer disa teste.

Pasi u stabilizua, Eriksen i telefonoi bashkëlojtarët përmes ‘Facetime’ duke kërkuar që ata të vazhdojnë ndeshjen.

Ndeshja rinisi në ora 20:30, me Finlandën që arkëtojë pikët e plota.

Pas një harkimi të Uronen, Pohjanpalo kaloi në epërsi Finlandën duke shënuar me kokë (60′).

Danimarka kishte rastin e artë të barazonte rezultatin, por Hojbjerg dështoi nga pika e bardhë.

Kësisoj, Finlanda mori pikët e plota dhe tani renditën në pozitën e parë me tri pikë, aq sa ka edhe Belgjika që është duke e mposhtur Rusinë, derisa Danimarka qëndron në fund pa pikë.

Komento: