Dardan Molliqaj: Albini ja ka ndërruar mbiemrin vetës, nga sot është Albin Zajednica

15:10 | 25 Mars 2023

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, në protestën e organizuar kundër marrëveshjes së Ohrit ka thënë se kryeministri Albin Kurti më shumë po e dëshiron pushtetin se shtetin.

“Marrëveshja e Ohrit paraqet një faqe të keqe të përpjekjes së tyre institucionale. Kurrgjë s’ka ndërru në Kosovë, kurrgjë s’ka ndërru në Serbi, që më ndërru qëndrimin Kosova. E vetmja gjë që ka ndrru është që kryeministri tani po e don pushtetin më shumë se sa shtetin. Për ne është e qartë se cilën Kosovë e duam. E duam Kosovën të gjithë pa dallime, e duam Kosovën e UÇK-së po duket qartazi se kryeministri aktual nuk paska qenë i shqetësuar për dëmet e Asociacionit. Atëherë kur është dasht ta përdor për kundërshtarët e vet politikë, e ka pagëzuar Asociacionin si Zajednicë”, tha ai.

Ai tha se Zajednica si emër Kurti e ka përdorë për të sulmuar kundërshtarët e kaluar, por tani nuk po e quan Zajednicë por po e quam vetëmenaxhim.

“Unë vetë besoj që shumica e qytetarëve kemi besuar që kjo është problem. Por po na del që Zajednica si emër paska qenë më i sulmu kundërshtarët. Tani që ka vendosur me themelua Asociacionin po e quan vetë menaxhim”, u shpreh ai.

Komento: