Dardan Molliqaj ka dhënë në Polici informacione për prishjen e qëllimshme të Bllokut B2

17:13 | 29 Dhjetor 2021

Molliqaj në Polici që të faktoj informacionet për prishjen e qëllimshme të Bllokut B2.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se ka dhënë informacione në Policinë e Kosovës lidhur me degradimin e KEDS-it.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se hetimet tashmë kanë nisur.

“Sot në polici theksova dyshimet, pyetjet dhe dhashë informatat që kemi në posedim lidhur me rastin e degradimit të KEDS-it. Lajm i mirë në këtë thellim të krizës energjetike është fakti se kanë nisur hetimet. Qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse”, ka shkruar ai.

Molliqaj u ka bërë thirrje qytetarëve, mediave dhe gjithë atyre që kanë informacione që t’i bashkohen hetimet.

Postimi i plotë:

Hetimet kanë filluar. E vërteta do të ngadhënjej.

Sot në polici theksova dyshimet, pyetjet dhe dhashë informatat që kemi në posedim lidhur me rastin e degradimit të KEDS-it.

Lajm i mirë në këtë thellim të krizës energjetike është fakti se kanë nisur hetimet. Qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse.

Ftojmë të gjithë që kanë informata dhe mediat hulumtuese që t’i bashkohen këtij hetimi dhe të publikojnë informacionet që i kanë lidhur me këto dy kompani. Fajtori nuk është jetim dhe për këtë do të kërkojmë llogari deri në fund.

Komento: