Dardanët në festë, Arbër Zenli po i kthehet fushës së blertë

12:42 | 09 Janar 2020

Lëndimi i tij kishte mërizitur gjithë Kosovën.

Shtatë muaj pasi e kishte pësuar lëndimin serioz në ndeshjen e Kosovës kundër Malit të Zi, Arbër Zeneli e ka paralajmëruar kthimin e tij në futboll përmes një fotografie të postuar në llogarinë zyrtare në Instagram.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, nuk ishte në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes në shtatë ndeshjet e fundit të “Dardanëve”, shkaku i lëndimit që e kishte pësuar më 7 qershor, në ndeshjet e Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 kundër Malit të Zi.

Sulmuesi anësor kosovar, i cili është ende në proces rikuperimi nga ai lëndim, ka lënë të kuptohet në Instagram se ai është afër kthimit në futboll, duke e postuar një fotografi të tij duke luajtur për Stade de Reims dhe duke e shoqëruar atë me një orë.

Komento: