DASH thotë se dialogu do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për Kosovën dhe Serbinë

17:01 | 28 Gusht 2022

Dje Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumentet e identifikimit.

“Këto çështje po trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin Shtetet e Bashkuara e mbështesin. Ne besojmë se Dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet.

Përderisa Dialogu ka fokus strategjik, ai gjithashtu është dëshmuar se është një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe shumë fleksibël për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve,”- thuhet në reagimin e DASH, raporton RTSH.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi një ditë më parë se ishte arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia do të heqin dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Marrëveshja mes dy vendeve këtë të diel u raportuar nga mediat të shumta botërore si BBC, CNN, Asociated Press, Anadollu Agency, Al Jazeera, Reuters e EuroNews.

Komento: