“Dashuri për interes PDK dhe LDK” – aktivistë të LVV-së me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës

15:03 | 14 Shkurt 2024
“dashuri-per-interes-pdk-dhe-ldk”-–-aktiviste-te-lvv-se-me-aksion-simbolik-para-komunes-se-prishtines

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje qendra në Prishtinë, kanë realizuar një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës.

Ata kanë vendosur disa postera ku shkruan “dashuri për interes” dhe shihet zemra e thyer në mes ku ne te janë të vendosura inicialet PDK e LDK.

“Sot, aktivistët e RVV-së në Prishtinë shënuan ditën e dashurisë përmes një aksioni simbolik për “dashurinë” e vazhdueshme mes LDK DHE PDK. LDK dhe PDK si çdoherë i ka bërë bashkë interesi individual e edhe ndarjet e qarjet asnjëherë si kanë pasur për qytetarët apo publiken por vetëm për interesat e tyre të ngushta personale”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

LVV tutje shton se “dashuria dhe lidhja e tyre vazhdon të jetë vetëm për pazare, tendere e mashtrime. Interesi i bëri bashkë, interesi i ndau. Cikël i vazhdueshëm mes tyre”.

Komento: