“Datën e dinë të gjithë, e dinë Brukseli e Uashingtoni”, Pajaziti citon fjalët e ish- kryeministrit, Hashim Thaçi

17:03 | 17 Shkurt 2024
“daten-e-dine-te-gjithe,-e-dine-brukseli-e-uashingtoni”,-pajaziti-citon-fjalet-e-ish-kryeministrit,-hashim-thaci


Kush e dinte ditën, datën e orën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës?

Ish-ministri Zenun Pajaziti, ka cituar fjalët e ish-kryeministrat të Kosovës, Hashim Thaçit.

“Datën e dinë të gjithë, e din Brukseli e Uashingtoni”. Kështu përgjigjej Kryeministri Thaçi në pyetjet e vazhdueshme asokohe. Kjo pastaj u bë virale edhe si batutë asokohe. Në fakt ai e mbante ‘sekret’ datën për faktin se na duhej një nivel tepër i lartë i sigurisë. Pra, kuptohet ishte një numër i vogël që mbanin përgjegjësitë për komunikim me institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare. Duhej një koordinim shumëpalësh”, tha Pajaziti.

Komento: