Daut Haradinaj akuza për Vetëvendosjen, thotë se bashkë me Listën Serbe po e kundërshtojnë Projektligjin për Rimëkëmbje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Daut Haradinaj akuza për Vetëvendosjen, thotë se bashkë me Listën Serbe po e kundërshtojnë Projektligjin për Rimëkëmbje

13:11 | 04 Dhjetor 2020

Haradinaj akuza për Vetëvendosjen, thotë se bashkë me Listën Serbe po e kundërshtojnë Projektligjin për Rimëkëmbje.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe janë bërë bashkë për të kundërshtuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Në një shkrim në Facebook, Haradinaj në momentin kur në seancë po diskutohet për këtë projektligj ka thënë se përshëndesin gatishmërinë e grupeve parlamentare për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ai thotë se kjo do të kontiruboj në rreth 600 milionë euro ndihmë për qytetarët dhe bizneset.

Megjithatë, deputeti i AAK-së ka thënë se është për keqardhje se pse Vetëvendosje dhe Lista Serbe janë duke e kundërshtuar këtë projektligj.

“AAK përshëndet gatishmërinë e grupeve parlamentare për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike që do kontribuoj me rreth 600 milion euro që do të shkojnë te qytetaret dhe bizneset.

“Është për keqardhje që Vetëvendosje dhe Lista Srpska po e kundërshtojnë”, ka thënë ai.

Komento: