Daut Haradinaj i del në mbështetje Policisë: Turp për këtë qeveri injorantësh

15:21 | 09 Dhjetor 2023
daut-haradinaj-i-del-ne-mbeshtetje-policise:-turp-per-kete-qeveri-injorantesh

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i ka dalë në mbështetje policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë së Kosovës.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se Kuvendi duhet të thërras seancë të jashtëzakonshme për këtë temë.

“Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë”, ka thënë Daut Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Vepro kryeministër!

Policia e Kosovës me kërkesa legjitime dhe shumë të arsyeshme. Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë!

Përndryshe turp për këtë qeveri injorantësh!

Komento: