Daut Haradinaj: Kush devijon temën e gazit amerikan është anti-Kosovë.

14:50 | 11 Qershor 2026
daut-haradinaj:-kush-devijon-temen-e-gazit-amerikan-eshte-anti-kosove.

Daut Haradinaj ka deklaruar përmes një postimi në Facebook se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta ketë prioritet rikthimin e projektit amerikan për gazin dhe projektin për ndërtimin e një termocentrali të ri.

Sipas tij, pavarësia energjetike është e lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik dhe sigurinë kombëtare të vendit. Haradinaj ka theksuar se forcimi i kapaciteteve energjetike do t’i mundësonte Kosovës stabilitet më të madh dhe zhvillim afatgjatë.

Në reagimin e tij, ai ka vlerësuar se çdo largim nga këto prioritete strategjike lë të kuptohet se nuk i shërben interesave të Kosovës dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Çdo devijim nga këto dy tema lë të kuptohet se i shërben agjendave anti-Kosovë dhe anti-Amerikë”,  ka shkruar Haradinaj në postimin e tij në Facebook./Gazeta10

Komento: