Daut Haradinaj tregohet romantik, kështu e kujton përvjetorin e martesës më Lolën

19:07 | 14 Tetor 2019

Dauti me një dedikim të veçantë për Lolën në 13-vjetorin e martesës.

Çifti i mirënjohur i shoëbizit vendor, Daut Haradinaj dhe Lola Haradinaj sot festojnë një datë të veçantë. Pikërisht më 14 tetor të vitit 2006, pra 13 vjet më parë, ata i dhanë premtimin njëri-tjetrit se do të jenë bashkë deri në përjetësi. Sot ata kujtojnë këtë datë të shënuar me dedikime të veçanta për njëri-tjetrin.

“13 vite nga sot më rrahu zemra për ty fort. Gëzuar përvjetorin e martesës Dao. Je bota për mua Davidin e Trojën. Të dua”, shkroi Lola në fotografinë e publikuar me dashurinë e saj, transmeton rtv21.

As nga ana e Dautit nuk mungoi dedikimi i veçantë për gruan e tij, duke dëshmuar se sa i bekuar është.

“13 vite bashkë, sollëm në jetë Davidin e Trojën që na plotësojnë çdo ditë. I lumtur me Lolën dhe familjen time.”, shkroi ai krahas fotografisë me të.

Komento: