Daut Haradinaj uron bashkëluftëtarët në Hagë: Liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia

15:45 | 12 Qershor 2024
daut-haradinaj-uron-bashkeluftetaret-ne-hage:-liria-eshte-e-plote-aty-ku-triumfon-drejtesia

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, me rastin e Ditës së Çlirimit, ka uruar bashkëluftëtarët që sot përballen në Hagë.

Daut Haradinaj ka thënë se liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia

“Në përvjetorin e 25-të të Çlirimit të Kosovës, krahas mirënjohjes dhe falënderimit ndaj secilit kontriubutdhënës ndër shekuj, që kulmoi me UÇK-në dhe NATO-n, sot nga zemra dua të uroj çlirimtarët që ndodhen në Hagë. Liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia! U pafshim në Kosovë, trima”, ka thënë Daut Haradinaj.

Komento: