Dauti thotë se përveç Ramushit nuk votojmë kandidat tjetër për president

21:39 | 14 Shtator 2020

Haradinaj ka thënë se përveç Ramushit nuk votojmë kandidat tjetër për president.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij, përveç Ramush Haradinajt, nuk voton asnjë kandidat për president.

Haradinaj thekësoi se subjekti i tij nuk e prishë Qeverinë, por këtë e bëjnë ata që nuk e zgjedhin presidentin.

“Ne nuk e prishim qeverinë. Këtë e bëjnë ata që nuk e zgjedhin presidentin. Jemi të hapur për zgjerimin e koalicionit dhe madje kemi qenë të gatshëm të heqim dorë nga njerëz të caktuar për shkak të rrethanave që do krijoheshin. Por, kushdo që kërkon të largojë AAK’në dhe 15 deputetët e saj nga koalicioni le të urdhërojë.”, ka thënë ai.

Tutje Haradinaj ka folur edhe për shumicën parlamentare, duke thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka bërë të mundur që vendi të mos shkojë në kaos dhe kushdo që i ka 61 deputetë, mund ta krijojë Qeverinë.

Haradinaj pohon se është pro zgjerimit të Qeverisë.

“Vendimi i gjykatës ka bërë të mundur që vendi të mos shkojë në kaos pas largimit të një partie nga qeveria dhe kushdo që i ka 61 numra krijon qeverinë. Jemi pro zgjerimit të qeverisë. Një qeveri më e madhe do krijonte stabilitet më të madh.”, shtoi ai.

Komento: