De Gea eskaloi plotësisht pas humbjes së Unitedit ndaj Cityt

21:33 | 06 Nëntor 2021

Nervozizmi i De Geas dhe goditja me grusht e tunelit të stadiumit e tregon më së miri ndjenjën e humbjes nga Man City.

Një David de Gea dukshëm i frustruar u pa duke përplasur grushtin në krye të hyrjes së tunelit të Old Trafford gjatë humbjes 2-0 të Manchester United të shtunën ndaj Manchester Cityt.

Manchester City kaloi në epërsi në minutën e shtatë, pasi Eric Bailly pa dashje shënoi autogol, teksa u mundua ta ndalë krosin e Joao Cancelos.

De Gea u vlerësua gjerësisht për performancën e tij në pjesën e parë dhe arriti të kufizojë numrin e rasteve që City mund të kishte shënuar.

30-vjeçari spanjoll e mohoi dy herë Cancelon dhe i ndaloi Gabriel Jesusin dhe Kevin De Bruynen të shënonin, me De Gean madje që priti edhe një top të devijuar nga bashkëlojtari Victor Lindelof.

Megjithatë, City dyfishoi epërsinë përpara fundit të pjesës së parë pasi Bernardo Silva erdhi pas shpinës së Luke Shaw dhe Harry Maguire për të shënuar për 0-2.

Shkuarja në pushimin mes pjesëve me disavantazh prej dy golave nervozoi pa masë portierin e Djajve të Kuq, De Gea.

Një tifoz kapi momentin kur De Gea i frustruar teksa ishte duke dalë jashtë fushës në pjesën e parë, goditi me grusht hyrjen e tunelit përpara se të zhdukej nga pamja.

Ky moment nervozizmi i spanjollit thuhet se tregon më së miri ndjenjën e keqe që ai dhe të gjithë lojtarët e tifozët e Unitedit e kanë në rastet kur mposhten nga rivalët e urryer lokal.

Komento: