De Gea ja siguron tri pikë Manchesterit, Ronaldo shënon gol sërish

17:36 | 19 Shtator 2021

Manchester United ka marr tri pikët e radhës në Premierligë.

Djajtë e Kuq kanë mposhtur West Hamin me rezultat 1-2 në ndeshjen e javës së pestë.

Golat për United i shënuan Ronaldo në minutën e 35-të dhe Libgard në minutën e 89-të.

Golin e vetëm për West Hamin e realizoi Benrahma në minutën e 30-të.

Vendasit kishin mundësi të barazonin nga penalltia në minutat shtesë, por De Gea priti gjuajtjen e Noble.

Manchester United është në vendin e dytë në tabelë me 13 pikë aq sa ka edhe Liverpooli në krye të tabelës.

Komento: