Debutoi në skuadrën e re, kështu u notua Celina

19:08 | 13 Shtator 2020

Futbollisti kosovar, Bersant Celina sot ka debutuar në skuadrën Dijon.

Ai u paraqit 45 minuta në humbjen 0:2 kundër Brest.

“SofaScore” e ka vlerësuar paraqitjen e Celinës me notën 6.5. Për 45 minuta, ai pati 17 pasime nga 18 tentime.

Nga tri krosime sa i pati, kosovari nuk e pati asnjë të saktë. Celina e preku topin 24 herë.

Ai humbi 5 herë topin dhe arriti ta fitoj një faul.

Komento: