Deçani fiton të drejtën për shfrytëzimin e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

12:33 | 25 Prill 2024

Komuna e Deçanit ka marrë leje për shfrytëzimin e tokave në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Ky vendim u miratua nga Kuvendi Komunal i Deçanit, më datën 29 mars të këtij viti dhe u pranua nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Këtë lajm e bën të ditur Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një postim në Facebook.

“Çdo ditë e më shumë po arrijmë atë që kemi ëndërruar gjithmonë”, shkroi ai.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Komuna e Deçanit e fiton të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar.

Në bazë të Vendimit Nr. 10663 për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për pronat e shpallura me interes publik në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, miratuar nga Kuvendi Komunal i Deçanit, datë 29.03.2024, pranuar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në pajtim me Rregulloren (QRK) Nr. 06/2021 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores (QRK) Nr. 10/2019 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave dhe miratuar nga MAPL-ja.

Çdo ditë e më shumë po arrijmë atë që kemi ëndërruar gjithmonë!

Komento: