Deklarata e Hashim Thaçit se Kurti nuk i beson Glauk Konjufcës demantohet nga Vetëvendosja

18:12 | 29 Shtator 2020

VV demanton deklaratën e Thaçit se Kurti nuk i beson Glauk Konjufcës.

Me 24 shtator presidenti Thaçi ka thënë që gjatë një takimi me liderin e Vetëvendosjes (të mbajtur me 13 mars, 2020) , ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka thënë atij që nuk i beson Glauk Konjufcës.

Madje sipas presidentit, Kurti i ka thënë që e mban anëtarin e kryesisë së partisë, Konjufcën në distancë.

Por të gjitha këto deklarata i ka mohuar të martën, Avni Zogiani.

Anëtari i Vetëvendosjes ka thënë që Kurti nuk e ka deklaruar një gjë të tillë.

“Kjo nuk është e vërtetë, madje më erdhi për të qeshur kur e përmendët këtë. Nuk e prisja këtë pyetje. Nuk është e vërtete. Ka shumë shpica që tentojnë të nxisin deklarime të tilla”, ka thënë Zogiani.

Sipas tij, mund të ketë çështje që Kurti e Konjufca nuk pajtohen por që siç thotë Zogiani, Kurti gëzon besim të plotë te Konjufca.

Komento: