
Nga Ministria e Financave kanë konfirmuar se sindikalistët grevistë do të pezullohen nga puna dhe t’u ndalohen benefitet tjera për aq kohë sa janë pjesë e grevës.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Enis Spahiu, ka thënë se kjo bëhet në përputhje me Ligjin për Greva meqenëse ndaj grevistëve nuk mund të merren masa disiplinore e as të zëvendësohen.
“Po është kërkesë ligjore është neni 18 i Ligjit për Greva, paragrafi 1, i cila kërkon që persona që janë në grevë t’u pezullohen paga dhe përgjegjësia nga puna. Neni 18 i Ligjit për Greva kërkon pezullimin e kontratës së punë dhe të mos këtë përgjegjësi me punu po ashtu edhe të mos paguhet, vetëm për këtë arsyeje e kemi dërguar emalin”, tha Spahiu për Insajderin.
Lidhur me këtë paralajmërim ka reaguar edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Ai tha se pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj grevistëve është “cenim i rëndë i të drejtave të punëtorëve”.
“Pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punetoreve qe hyjne ne greve te ligjshme, eshte cenim i rende i te drejtave te punetoreve, e papare ne nje shtet demokratik, ose nga nje parti politike qe ka promovuar shtet social”, ka shkruar ai.
Sipas Miftarajt, kjo është e papranueshme dhe “nuk kalon”.
