Deklarohet prokuroria në lidhje me privimin nga jeta të Albert Krasniqit

20:41 | 27 Janar 2021

Privimi nga jeta i Albert Krasniqit, flasin nga Prokuroria.

Albert Krasniqi është personi që ka mbetur pa shenja jete sot në Prishtinë, ndërsa i dyshuari është babai i tij.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Lauretë Ulaj, ka thënë se është ndaluar i dyshuari për rastin e Albert Krasniqit.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukim.

“E nderuar, lidhur me rastin ne fjale ju njoftojmë se prokurori kujdestar i Departamentit te Kri’meve te Renda, ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar “Vr’as’je e rëndë”. Prokurori i Shtetit, ka ndaluar një të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukim.

Ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në përgjigjen e Ulajt.

Albert Krasniqi dyshohet se u vr’a nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Babai i tij, Skender Krasniqi tashmë i prangosyr, i është konfiskuar mjeti që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë.
Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Komento: