Del Piero “shtang” Milanin

00:00 | 25 Gusht 2019

Seria A, do të jetë një kampionat shumë interesant.

Alessandro Del Piero ish kapiteni i Juventus dhe legjenda e bardhezinjve ka folur për SportWeek mbi cilësinë dhe pritshmëritë e SERIA.

Ai ka analziuar skuadrat edhe afrimet në kampionatin italian dhe ka shtuar:

“Ndeshjet janë njësoj por lojtarët bëjnë diferencën. Kampionati italian këtë sezon pritet të pësoj një evolucion, ku do të ketë më shumë intensitet dhe guxim në fushë, ashtu siç bëri Atalanata sezonin e kaluar”.

Për kampionatin Del Piero u shpreh: “Presim një kampionat të jashtëzakonshëm, më i këndshëm dhe konkurrues.

Juventus është shumë i fortë por pritet ta shohim në fushë pasi ka ndryshuar shumë nga viti i kaluar. Unë pres shumë nga Interi dhe Napoli. Jam kurioz për Milanin, Giampaolo e meritoi këtë mundësi”, u shpreh Alessandro Del Piero.

Komento: