Delawie flet për pritshmëritë nga Sekretari Blinken për dialogun Kosovë-Serbi

13:11 | 27 Janar 2021

Pritshmëritë nga Sekretari Blinken për dialogun Kosovë-Serbi, flet Greg Delawie.

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se Sekretari i ri i Shtetit, Antony Blinken beson në vlerat tradiconale amerikane, raporton Express.

Delawie në një replikë në Twitter pas pyetjes së gazetarit të Gazetës Express se çfarë pret nga Antony Blinken veçanërisht për dialogun Kosovë-Serbi, ish-diplomati amerikan u shpreh se nuk ka diskutuar mbi Ballkanin me Sekretarin e Shtetit por që i njëjti beson në vlerat tradicionale amerikane.

“Nuk kam diskutuar për Ballkanin asnjëherë me Sekretarin Blinken. Unë e di që ai beson në vlerat tradicionale amerikane siç janë Rendi dhe Ligji dhe demokracia si dhe që diplomacia është më e mira për të zgjidhur problemet e vështira”, ka thënë ai duke shtuar se më shumë se kaq nuk ka informata.

Komento: