Deliu kritikon Kurtin e Osmanin për vizitën me xhipa në Drenicë, rikthen një deklaratë të kahmotshme të kryeministrit

23:45 | 28 Mars 2023

Të mërkurën është shënuar përvjetori i masakrës së Izbicës në Skenderaj.

Për të përkujtuar të rënët, në Skenderaj shkuan edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani bashkë me zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Në lidhje me këtë vizitë ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

Deputetja opozitare ka kritikuar krerët e shtetit në lidhje me eskortën e tyre gjatë vizitës në Drenicë, përkatësisht Izbicë.

“Albin Kurti dikur “Ata kanë xhipa, ne kemi libra””, ka shkruar deputetja e PDK-së në Facebook, shoqëruar me një foto të eskortës së krerëve të shtetit, transmeton Telegrafi.

“Ndërkohë, sot kur Drenica përkujtonte “Masakrën e dhimbshme të Izbicës”, me 147 të vrarë, burra, gra dhe fëmijë, kështu dukej konvoji i xhipave të zi, i pushtetit të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit…”, ka vijuar Blerta Deliu.

Ndryshe, gjatë një fjalimi në vitin 2013, Kurti i kishte kritikuar qeveritarët e asaj kohe edhe për veturat e përdorura.

Komento: