Deliu: Terrorizimi që i është bërë Valdete Dakës është skandaloz

20:37 | 26 Janar 2021

Blerta Deliu thotë se terrorizmi që i është bërë Valdete Dakës është skandaloz.

Kandidatja e PDK’së për deputete në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ka dënuar sulmet që i janë bërë kryetares së KQZ’së, Valdete Daka, pas zhvillimeve të fundit.

Ajo në emisionin zgjedhor në T7 ka thënë se gjithmonë femrat sulmohen më shumë.
“Terrorizimi që i është bërë është skandaloz”, ka thënë ajo.

Daka është përballur me kritika të shumta pas vendimit të KQZ’së për moscertifikimin e listave të VV’së, AAK’së dhe Nismës.

Ankesat më të mëdha kanë ardhur nga ana e VV’së për certifikim e Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Liburn Aliut.

Për kritikat ndaj saj kanë reaguar edhe ambasadorët e vendeve të Quintit. Ata kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të lira pa presione politike ndaj institucioneve.

Ndryshe, edhe PZAP vendosi të mos certifikojë pesë deputetë të VV’së, por megjithë e ka certifikuar listën e këtij subjekti. VV ka thënë se do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese.

Komento: