Dembele – Barcelona, ndodh ajo qe nuk e ka pritur askush!

15:58 | 26 Gusht 2021

Sulmuesi i krahut, francezi Ousmane Dembele do ta rinovojë kontratën me skuadrën e Barcelonës, kanë njoftuar të enjten mediumet spanjolle.

Bëhet e ditur se bisedimet mes palëve tashmë kanë nisur dhe pritet të mbyllen me sukses gjatë këtij muaji.

Me rinovimin e kontratës, Dembele do të mbetet pjesë e Barcelonës deri në verën e vitit 2025. 24-vjeçari ende nuk e ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon për shkak të lëndimit.

Në fakt, Dembele prej se iu bashkua Barcelonës në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi ka pasur telashe me lëndimet dhe nuk ka arritur të arsyetojë çmimin e tij prej 135 milionë eurosh të paguar nga ekipi spanjoll për transferimin e tij.

Komento: