Dembele e zhgënjen Barcelonën

11:25 | 24 Gusht 2019

Ousmane Dembele është lënduar sërish.

Ai do të mbetet së paku pesë javë jashtë fushave të futbollit, shkaku i një lëndimi në këmbën e majtë.

Sulmuesi francez, ka treguar shenja të jo seriozitetit, duke mos e raportuar dëmtimin te ekipi mjekësor i klubit.

Ai është ndjerë i shqetësuar por nuk ka pranuar t’i tregonte askujt asgjë dhe ka filluar të stërvitej.

Pas rreth 20 minutash stërvitjesh, ai është ndalur shkaku i dhimbjes, dhe dëmtimi ndoshta ka mundur të parandalohej, ose do të lehtësohej së paku.

Ky veprim i Dembele ka zemëruar Barcelonën, që dy vite më parë për të shpenzoi 125 milionë euro, duke e transferuar nga Borussia Dortmund.

Kujtojmë se Dembele edhe sezonin e kaluar ka vuajtur nga lëndimet, duke mos u paraqitur në shumë ndeshje për kampionët e La Ligas.

Komento: