Dembele fyen në baza racore një punëtor

11:44 | 03 Korrik 2021

Skandal te Franca.

Kombëtarja e Francës e ka përfunduar aventurën në “Euro 2020” pas eliminimit nga Zvicra, mirëpo tani kanë rrjedhur disa pamje ku shihet njëri nga lojtarët e tyre duke fyer në baza racore një punëtor gjatë kohës kur ata ishin në hotel.

Ishte futbollisti Ousmane Dembele i cili filloi ta përqesh një teknik aziatik që erdhi për ta rregulluar televiziorin e hotelit.

“Të gjitha ato fytyra të shëmtuara vetëm për të na krijuar neve PES-in (lojë në Sony Playstation e krijuar nga japonezët), a nuk turpërohen!”, tha ai.

Ai më pas e afron fytyrën e aziatikut duke thënë:

“Çfarë lloj gjuhe e prapambetur është ajo!?”, shtoi ai.

“Oh zot! Shiko çfarë fytyre! Ju duhet te zhvilloheni si shtet apo jo!?”, u shpreh Dembele.

Në video shihet që është një xhiruar nga një telefon privat dhe pranë Dembeles shihen lojtarët francezë.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga Kombëtarja e Francës apo nga Dembele.

Komento: