Dëmtohen dy vetura në Prishtinë nga plumbat qorr

10:48 | 03 Janar 2022

Plumbat qorr dëmtojnë dy vetura në Prishtinë.

Të paktën dy raste të dëmtimit të veturave nga plumba qorr janë raportuar nga policia në raportin 24 orësh.

Dy rastet e dëmtimit kanë ndodhur në Prishtinë, ku dyshohet nga festimet gjatë Vitit të Ri, përcjell Klankosova.tv.

“Rr. Ahmet Gashi, Prishtinë 01-02.01.2022 – 14:40-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vetura e tij i është dëmtuar nga një predhë, dyshohet nga ‘festimet’ gjatë festës së vitit të ri. Policia është duke hetuar rastin”.

“Rr. Bedri Shala, Prishtinë 01-02.01.2022 – 18:00-15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vetura e tij i është dëmtuar nga një predhë, dyshohet nga’ festime’t gjatë festës së vitit të ri. Policia është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Komento: