Dënohet Barcelona, ja sa duhet të paguajë Messi për dedikimin që ia bëri Maradonas

19:29 | 14 Janar 2021

Barcelona dhe Lionel Messi kanë humbur apelin për kartonin e verdhë pas dedikimit që argjentinasi bëri për Maradonën.

Messi festoi me fanellën e vjetër të Neëell’s Old Boys, skuadër me të cilën argjentinasi u bë shumë i famshëm, përcjellë lajmi.

Ata apeluan dënimin, por Federata e Spanjës nuk pranoi ta heq këtë vendim dhe tani Messi duhet të paguajë dëmshpërblimin.

Duke ndjekur artikullin 91-të të kodit disiplinor, Messi duhet të paguajë dënimin me vlerë 600 euro në muaj.

Sidoqoftë, ish presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart më herët ka thënë se ai do ta paguajë këtë dënim.

Komento: