Deputetët e AAK-së me aksion simbolik në Kuvend kritikojnë Qeverinë: E harruat Policinë

11:44 | 12 Tetor 2023
deputetet-e-aak-se-me-aksion-simbolik-ne-kuvend-kritikojne-qeverine:-e-harruat-policine

Para fillimit të seancës, deputetët e AAK-së kanë shpërndarë disa letra në ulëset e deputetëve të VV-së dhe në ulëset e ministrave të Qeverisë.

Në to shkruan “e harruat policinë”.

Një letër e tillë i është vendosur edhe kryeparlamentarit Konjufca.E kryeparlamentari Glauk Konjufca nuk ka kursyer batuat me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“A pi donë disa gërshërë se më dhëmb është vështirë me këput ngjitësin”, “Vështirë është me ja gjet fijen”, ishin batutat e Konjufcës drejtuar Tahirit të AAK-së.

Kjo seancë u bojkotua nga deputetët e LVV-së.

 

Komento: