Deputetët e AAK-së me lule ia bëjnë “për hair Zajednicën” atyre të VV-së

12:01 | 03 Nëntor 2023
deputetet-e-aak-se-me-lule-ia-bejne-“per-hair-zajednicen”-atyre-te-vv-se

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë seancës së sotme të kuvendit, deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje u kanë dhuruar lule.

Me anë të këtij aksioni simbolik, deputetët e AAK-së janë dëgjuar duke iu thënë deputetëve të VV-së “për hair Zajednica”.

Kujtojmë se në seancën e sotme në kuvend pritet që kryeministri i vendit, Albin Kurti, të raportojë për takimin e fundit në Bruksel me pesëshen evropiane.

Gjatë takimit në Bruksel, Kurti ka thënë se ishte i gatshëm që ta nënshkruante Marrëveshjen Bazike, Aneksin e Ohrit dhe draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga emisarët evropianë dhe ai amerikan.

Komento: