
Dy deputetet e kuvendit, Balje dhe Matoshi shkëlqyen mbrëmë me pamjen e tyre.
Duda Balje dhe Adriana Matoshi janë bërë bashkë.
Ato nuk po i bashkon vetëm politika, deputetet e Kuvendit të Kosovës mbrëmë janë parë bashkë duke shijuar jetën e natës, shkruan lajmi.net.
Me një foto të postuar u kuptua se deputetet ndajnë raporte të mira me njëra-tjetrën, ku edhe mbrëmë u vu re kjo afërsi mes tyre.
Por vëmendje mori dukja e tyre, të dyja të grimosura e me frizura shijonin muzikën e lehtë në njërën prej kafeneve të kryeqytetit.
Ndryshe nga Duda Balje që njihet vetëm si deputete, Adriana është e njohur edhe si aktore mjaft e suksesshme.

