Deputetët e Listës Serbe shkojnë në Kuvend për t’u regjistruar, a do të votojnë për zgjedhjen e kryeparlamentarit?

10:08 | 14 Prill 2025
deputetet-e-listes-serbe-shkojne-ne-kuvend-per-t’u-regjistruar,-a-do-te-votojne-per-zgjedhjen-e-kryeparlamentarit?

Deputetët e Listës Serbe mbërritën në Kuvendin e Kosovës për të kryer procedurat e nevojshme të regjistrimit si deputetë.

Ende nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajnë deputetët e Listës Serbe në seancën e nesërme konstituive të Kuvenditm nëse do të votojnë ose jo për zgjedhjen  e kandidatit për kryetar të Kuvendit, që do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gjatë ditës së sotme pritet regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-Nisma.

Sipas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, ky koalicion ka siguruar gjithsej tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, me pesë deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe tre nga Nisma Socialdemokrate.

Regjistrimi pritet të kryhet deri në orën 16:00.

Javën e kaluar këtë proces e kanë përfunduar Vetëvendosje, PDK-ja e LDK-ja, ndërsa nesër pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Komento: