Deputeti i LVV-së: Qeveria ka vendosur t’u japë kohë aleatëve për hapjen e Urës së Ibrit

22:37 | 12 September 2024
deputeti-i-lvv-se:-qeveria-ka-vendosur-t’u-jape-kohe-aleateve-per-hapjen-e-ures-se-ibrit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe se Qeveria e Kosovës i ka kryer gjitha detyrat që i takojnë për një gjë të tillë.

Ai në “Debat Plus” tha se Qeveria ka vendosur t’iu japë kohë aleatëve ndërkombëtarë që të vendosin se kur është koha e duhur për hapen e urës.

“Mendoj që Qeveria ka bërë mirë që u ka dhënë kohë ndërkombëtarëve të tregojnë se kur është momenti i duhur edhe për ta. I kemi parë deklaratat e Osmanit që jep një parashikim që deri kur mund të ndodhë hapja e urës, e ka përmend fundin e vitit, konsideroj që është e mjaftueshme kjo”, tha ai.

Sipas Halitit çështja e hapjes së urës nuk duhet të politizohet dhe kurdo që hapet ajo të bëhet pa pompozitet.
https://youtu.be/seJDsrX18Sw

Komento: