Deputeti i PDK-së: Biseda mes Dejonës me Nagipin është një shuplakë për qytetarët

19:08 | 15 October 2024
deputeti-i-pdk-se:-biseda-mes-dejones-me-nagipin-eshte-nje-shuplake-per-qytetaret


Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, reagoi ndaj bisedës mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, duke e cilësuar atë si një shuplakë për qytetarët. Ai shprehu shqetësim për mënyrën se si çështje të rëndësishme diskutohen prapa dyerve të mbyllura, duke pyetur: “Çfarë po fshihet nga publiku?”

‘’Po luhet me të ardhmen e këtij vendi! Biseda mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit është një shuplakë për qytetarët dhe një tjetër shembull se si çështje të rëndësishme diskutohet prapa dyerve të mbyllura. Çfarë po fshihet nga publiku?’’, tha Haliti për Front Online.

Haliti theksoi se qytetarët meritojnë më shumë transparencë dhe se nuk mundet një individ apo grup i vogël të vendosë për ndalimin e energjisë, kur ata vetë përballen me pasojat.

“Qytetarët meritojnë më shumë transparencë, jo marrëveshje të fshehta që ndikojnë të ardhmen e vendit! Nuk mundet një individ apo një grup i vogël të ketë fuqinë të vendosë kur ndalet rryma, kur ne jemi ata që përballojmë koston dhe pasojat’’, tha Haliti.

Ai kërkoi llogaridhënie për çdo marrëveshje që prek jetët e qytetarëve, duke e cilësuar zemërimin e qytetarëve si të ligjshëm në kërkesën për transparencë dhe llogaridhënie nga qeveria.

‘’Kjo është një formë kontrolli që shkel të drejtat tona themelore! Zemërimi ynë është i ligjshëm, sepse kemi të drejtë të kërkojmë llogaridhënie për çdo marrëveshje që prek jetët e qytetarëve’’, përfundoi Haliti. /FrontOnline/

Komento: