Deputeti i PDK-së: Opozita e ka degraduar mashtrimin e Kurtit dhe përpjekjet e tij për të ardh në pushtet

18:15 | 06 Nëntor 2023
deputeti-i-pdk-se:-opozita-e-ka-degraduar-mashtrimin-e-kurtit-dhe-perpjekjet-e-tij-per-te-ardh-ne-pushtet


Pas debatit të së premtes pozitë-opozitë, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka hedhur kritika.

Haliti thotë se opozita nuk duhet të jetë gjithmonë kundër disa vendimeve.

Sipas tij, opozita e ka degraduar mashtrimin e Kurtit për ardhjen në pushtet.

“Të çuditshme pozicionimet e opozitës që nganjëherë nuk është mirë të jemi në këtë pozicionime se gjithmonë nuk duhet të dalim kundër. Opozita e ka degraduar mashtrimin e madh që e ka bërë Kurti që 10 vjet në përpjekjet e tij për të ardh në pushtet”.

Deputeti Haliti tha se nga Kurti s’ka pasur asnjë arritje në qeverisjen e tij, përveç fotografive.

Ai thotë se i pari i vendit policin e FSK-në po i futë në aventura të panevojshme.

“Para se të hyjë në pushtet i kam thënë që çështja e parë është marrëdhëniet me komunitetet në vend dhe marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, ai ka thënë se kjo është problem i 5,6. Ai në këtë legjistratur nuk është marr me tjetër gjë përveç fotografive si sot në dyqane  për t’u marr me qese plastike, nuk kemi parë të arritura përveç gatishmërisë me arrestuar e tregu forcë publike të panevojshme duke i futë ne aventura policin e FSK”, thotë Haliti.

Komento: